Moderatorja Roza Lati si radhë herë ka folur për jetën e saj personale.
Nga ana tjetër, Roza tregoi se kur ka qenë 30 vjeçe ajo ka qenë e gatshme që të bëhet nënë por nuk ka gjetur babain e duhur për fëmijët e saj.
“Rita më thotë kur do bësh një beb, por kjo punë është me të ndjerë. Gjithmonë kam qenë e gatshme të krijoja familja që tek 30-tat; çështja është që s’po gjej babain e fëmijëve. Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë që të jem më e matur dhe dua që krijesa ime ta ketë babain afër. Gjë e vështirë kjo për vitet që jetojmë sot ku çdo njeri është lehtësisht i zëvendësueshëm kështu që më mirë të rri vetëm”- tha Roza.












