Qetsori, ish-fitues i Big Brother 2, i cili u bë sërish pjesë e këtij formati mbrëmjen e djeshme, duket se nuk ka humbur kohë duke sulmuar direkt Luizin përmes Kiarës.
Pas përfundimit të spektaklit, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën në lidhje me sulmet e saj për lidhjen e Kristit dhe Keisit, të cilat sipas moderatores mund të kenë ndikuar që Sabiani ka krijuar për çiftin duke i parë ata nga jashtë. Në këtë moment, Qetsori ndërhyri në bisedën mes tyre, madje në debat mes tyre u përfshi edhe Luizi. Pjese nga debati:
Qetsori: A mund t’ju përfshij juve në një bisedë
Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën
Qetsori: Ka lidhje si nuk ka, do jetojmë në një shtëpi
Kiara: Ti nuk ke qenë fare sot këtu
Qetsori: Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim
Nderhyn Luizi: Kur të vij radha na përfshij, jepi mos e çaj kryt
Qetsori: Nuk ka nevojë me termin “mos ça kryt”
Ndërhyn Kiara: Mos e vrit mendjen tha, këtë kuptim ka ajo shprehje
Luizi: E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet












