Sonte janë në nominim të gjithë banorët e Big Brotherit përvec Kristit i cili hapi kutinë e Pandorës primen e kaluar dhe dërgoi automatikisht në nominim të gjithë banoret.
Nominimi i sotëm është i vecantë sepse i larguari do ndryshojë situatën mes grupeve në shtëpi, që pas largimit të Efit ka pësuar jo pak ndryshime dhe zhvillime. Burimet bëjnë me dije se banori që do të eliminohet sonte është Amosi, e cila ka humbur atë vrullin e dy javëve më parë dhe ka rënë në një gjumë letargjik.
Ajo është nënë e 3 fëmijëve e divorcuar nga bashkëshorti, historia e saj na përloti jo pak dy javë më parë. Gjithashtu sonte pritet të ketë 3 hyrje të reja ku janë përmendur edhe disa emra si: Bledi Mane, Keisi Medini, Dionis Biba etj, por na duhet të presim deri në darkë për t’i zbuluar.












