Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve kryesisht në veri të vendit.
Aksi rrugor Kukës-Shishtavec u bllokua për rreth një orë pas një rrëshqitje masive dheu. Në vendin e quajtur Ura e Lojme, rrëshqitja e dheut shkaktoi dhe rënien e një shtylle tensioni, duke bërë bllokimin e rrugës, me automjetet që e kishin të pamundur të lëviznin.
Grupet e punës ndodhen në terren të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës nga gurët, ndërsa momentalisht ka filluar qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor.












