Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për zhvillimet që mund të ndodhin në kongresin e PS më 8 dhjetor.
Gjithashtu Vangjeli la të kuptohej se se shpejti pritet të kemi ndryshime në Qeveri, pasi disa ministra mund të përballen me drejtësinë.
“Unë po shkoj shumë më tepër se drejtorët e administratës sa i përket të rrezikuarve në kongres. Logjika më çon në 2018 kur askush s’e priste, kur kishte protesta studentësh, kishte trazim në jetën politike të Tiranës dhe kur dy muaj më vonë u dogjën mandatet e demokratëve. Pra kishte shumë tension në parlament, Rama bëri lëvizje radikale në qeverisjen e tij dhe tha se “një ministër nuk mund të rrijë më shumë se 6 vjet në të njëjtën detyrë sepse s’ka çfarë jep më”. Por Rama shikon që disa janë mbytur… Në të gjitha rrethanat ai s’mund të ketë një trupë gjyqësore që e gjykon por qytetarët që votojnë (Për Ramën). Këto janë trupa më e pagabueshme…”, tha Vangjeli.












