Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë patur një tjetër diskutim mes tyre, kësaj here për ta sqaruar një herë e mirë situatën e ndodhurmes tyre dy ditë më parë.
Gjithashtu Luizi i tha Kiares se i frikësohet nje perjashtimi te mundshem diten e shtune pas konfliktit me Even tashme te skualifikuar.
Luizi-Kiarës: “Nuk po të kërkoj të durosh diçka që do të të bëj ty, por duro këto që po bëj. A e din se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën? Për atë që ndodhi me Evën. Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë. Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë”












