Modelja shqiptaro-italiane, Jori Delli është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP.
Ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga qëndrimi brenda, ajo ka marrë vëmendje herë pas here me veprimet e shkujdesura dhe bisedat që ka bërë me banorët. Bukuroshja ditën e sotme (e martë) e nisi me plot energji bashkë me aktoren Olta Gixhari.
Vajzat u shfaqen në diell në oborrin e shtëpisë duke kërcyer e duke bërë ‘twerk’. Jori kishte lëshuar më poshtë tutat dhe kishte vënë në fokus tangat, gjersa provokoi me lëvizjet. Kjo video është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale.












