Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lames, duke e cilësuar lajmin si të pabesueshëm, por fatkeqësisht të vërtetë.
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.
Mësohet se Artan Lame, 58 vjeç, humbi jetën pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër, pas daljes nga gjendja e komës. Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.












