Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas njoftimit të Ambasadës Amerikane për ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare.
SPAK bën me dije se Prokuroria e Posaçme është një institucion i pavarur që mbështetet tërësisht nga buxheti i shtetit.
“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, thuhet në përgjigjen e SPAK.












