Një shtetas është ndëshkuar keq nga Policia Rrugore e Tiranës pasi me qëllim për të dalë nga trafiku i krijuar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shoferi u gjobit me 300 mijë lekë të vjetra si dhe ju hoq patenta për një vit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.












