Ditën e sotme në emisionin “Wake Up” u diskutua tema për intimitetin e një çifti me fëmijë. Aktori i njohur, Gent Zenelaj i cili tregoi se e puth bashkëshorten e tij gjithmonë në mëngjes në ashensor, para se të shpërndahen nëpër punët e tyre.
Gent Zenelaj: “Dhomën e kemi me çelës, por nuk është çelësi pengesa. Për të gjetur këtë intimitet duhet dhe pak luhatje, duhet ta kuptosh se si është energjia e gjithë shtëpisë, si po qarkullohet e gjithë gjëja.”
Gazetarja: O Gent po të kanë zënë ndonjëherë “mat” fëmijët?
Gent Zenelaj: “Të them të drejtën jo sepse kujdesemi shumë (qesh).”












