Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka premtuar një tjetër rritje pagash nga Korriku i këtij viti.
Në buxhetin e shtetit, siç deklaron ai qeveria Rama ka parashikuar një buxhet prej 400 mln eurosh për “rritjen historike të pagave në sektorin publik”. Balla, thekson se kjo rritje vjen në kuadër të premtimit për të çuar pagën mesatare në 900 euro për gjithë strukturat shtetërore.
“Në 1 Korrik 2024 ne do të kemi një rritje historike të pagave në sektorin publik, me një fokus të veçantë, punonjësit e Policisë së Shtetit, mjekët, infermierët, mësuesit dhe forcat e armatosura dhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria ka parashikuar 400 milione euro që do të përdoren për të mbuluar gjithë nevojën që ka kjo rritje historike pagash, për të shkuar në një pagë mesatare 900 euro në gjithë strukturat shtetërore”, njofton Balla.












