Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka njoftuar se më 15 Qershor nis sezoni turistik dhe në të gjithë Shqipërinë do të hapen plot 30 Qendra Shqendetesore verore.
Kreu i qeverise thote se keto qendra verore do te hapen per te garantuar kujdes shendetesor per te gjithe pushuesit dhe turistet nga veriu ne jug te vendit.
“30 qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 Qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror”, njofton Edi Rama.












