Ish-Presidenti i Amerikës, Bill Clinton do të vizitojë Shqipërinë më 4 korrik, duke pranuar ftesën e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Kjo vizitë “speciale” per Shqiperine ishte paralajmëruar disa dite me pare nga Edi Rama i cili u shpreh se Shqipërinë e pret një surprizë e bukur.
“Mendoj do të jetë një dhuratë e bukur me 4 korrik, por meqë i lidhni të gjitha gjërat me leke nuk janë leke”– u shpreh asokohe Edi Rama duke paralajmeruar kete surprize te bukur.
Clinton do të pritet nga Edi Rama në një ceremoni zyrtare që do të organizohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bill Clinton gëzon një popullaritet të madh mes shqiptarëve, për shkak të mbështetjes së tij për Kosovën dhe udhëheqjes së fushatës së bombardimeve ndaj Serbisë.












