Këtë të hënë ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës janë rikthyer në bankat e shkollës.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar suksese për të gjithë nxënësit në këtë ditë të veçantë.
Në postim, kreu i qeverisë është ndalur tek 26.500 vogëlushët të cilët nisin sot rrugën e bukur të dijës.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.












