Jori Delli, modelja bukuroshe është lindur dhe rritur në Itali. Ajo është bërë pjesë e Big Brother VIP dhe ka spikatur për një karakter të butë dhe tolerancë të madhe.
Shpesh në media ajo u krahasua me Beniadën e BBV 1, por Jori, edhe pse shoqr me Beniadën, nuk ka asgjë të përbashkët me të, përveç një mungese fjalori të zhargonit Shqip. Për shkak se nuk e di mirë gjuhën shqipe dhe zhargonin banal, në një moment Jori pyet Kejsin “çfarë është palla?”.
Kejsi ngrin për një çast dhe i thotë “uaaaa po mos dëgjo këta moj”. Jori e kupton dhe u kthehet djemve “che schifo”, (sa shpifur). Menjëherë pas kësa situate djemtë e shtepise me te famshme reagojnë duke shpërthyer në të qeshura.












