Nard Ndoka, bëri me dije se partitë opozitare janë ende në diskutim lidhur me koalicionin. Ai tha se me shumë mundësi koalicioni do të mbajë emrin e atij të 6 Marsit, “Shtëpia e Lirisë”.
“Koalicioni besoj do ketë emrin e 6 marsit, jemi edhe duke diskutuar, është një markë që u fut në treg” tha Ndoka, ndërsa theksoi se në këtë koalicion gjithkush duhet të tolerojë pak nga vetja.
Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Me pak fjalë, momentalisht KQZ nuk regjistron grupin e Alibeajt as grupin e Berishës me logon e Partise Demokratike.












