Humoristi i njohur, Elvis Pupa është konkurrenti i gjashtë që bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Elvis Pupa nuk hyn në Big Brother për t’i dalë kundër Luizit por premton se me karakterin e tij brenda shtëpisë do të sjellë shumë humor dhe pozitivitet. Pupa la Australinë dhe tregoi se po futet në shtëpinë më të famshme për të qenë më pranë publikut shqiptar.
“Unë quhem Elvis Pupa, jam 20 vjeç me 25 vite eksperiencë, ose me lekë shqiptare 45 vjeç. Po futem në Big Brother sepse mendoj se si show pak a shumë i ngjan jetës që aty shihet karakteri jot i vërtetë në lidhje me situatat që krijohen. Gjithashtu edhe për qejf dhe për të qenë para publikut dhe këto kohë që do jem aty është racioni i çokollatave të këtyre 5 viteve që nuk kam qenë para jush. Defekte kemi të gjithë se jemi qenie njerëzore, por nëse keni ndonjë ankesë kontaktoni me fabrikën”, u shpreh Elvis Pupa.












