Policia Shqiptare ka nisur aplikimin e gjobave për drejtuesit e skuterave elektrikë (monopatinave), të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas policisë rrugore, ky vendim u ndërmor pas rritjes së përfshirjes së kësaj kategorie në aksidente rrugore.
“Kohët e fundit statisikat tregojnë që ka një rritje të tendencave të përfshirjes në ngjarje rrugore të kësaj kategorie. U mor vendimi që komisariati i Policisë Rrugore Tiranë të fillojë të vendosë gjoba ndaj monopateve elektrike apo skuterave elektrikë dhe mjetet e tjera që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit”, njofton policia.
Masa ndëshkimore deri në 20 mijë Lekë të vjetra vendoset në të gjitha rastet kur drejtuesi i skuterit elektrik shkel sinjalistikën horizontale apo vertikale të qarkullimit rrugor pasi behet shkaktar per aksidente.












