Për socialistët nuk do të ketë pushime, pasi Kryeministri Edi Rama ka paralamëruar një tjetër mbledhje me kryetarët e bashkive e cila do të zhvillohet më 9 korrik.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në një prej qyteteve bregdetare, ndërsa në fokus do të jenë menazhimi i sezonit turistik dhe siguria për mbarëvajtjen, lirimi i hapësirave publike, etj.
Vlen të theksohet se ky takim urgjent vjen për shkak se kryeministri Rama është i pakënaqur me punën e bashkive bregdetare të cilat kanë ngarkesën më të madhe gjatë sezonit turistik. Rama u ka kujtuar kryebashkiakëve socialistë se mandati i katërt është për punë dhe jo për gjumë.
Rama ka paralajmëruar ndërtuesit e pallateve se për çdo hapësirë publike që mund të kenë zaptuar, do të ketë masa të forta. Gjobë ose ndjekie penale për këdo që sipas tij ka vështirësuar jetën e qytetarëve të thjeshtë.












