Në media është përfolur shumë për lidhjen që ka pasur Luiz Ejlli me vajzën e Jozefina Topallit madje edhe vet LUizi ka folur për të disa herë brenda shtëpisë së Big Brother.
Big Brother ka vendosur lojën me mesazhe ku fansat dërgojnë mesazhe dhe banorët i lexojnë me zë brenda shtëpisë së Big Brother. Një mesazh i veçantë ka ardhur për Qetësorin nga Familja Topalli.
Në mesazh shkruhej: “Qetësor luma ajo nënë që të ka për djalë, lum ajo motër që të ka për vlla, lum ajo nuse që të ka për burrë, lum Shqipëria që të ka akoma çuna hallalli si ti. Suksese dhe të dua me Fitore Familja Topalli nga Shkodër Locja“.
Pas këtij mesazhi Qetsori ka falenderur familjen Topalli duke thënë se jeni familje gjignade, ndërsa Luizi ka buzëqeshur pasi ai mesazh nuk ishte realisht për Qetsorin por ishte një mesazh kundër tij.












