Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama mori pjesë në homazhet në nder të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Linda mori pjesë në ceremoninë mortore së bashku me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ministrin Taulant Balla, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi.
“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin më të thellë, për këtë familje të njehsuar me historinë e Kosovës falë njërit prej djemve të tij, Hashimit, po edhe të vëllazëruar me familjen time, përmes Hashimit. Kjo është një ditë e trishtuar. Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty, nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, po në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit. Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu, me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra. E di edhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë një çast të gjitha erërat. Nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë, po desha të jem këtu sot, pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe bashkëshortes së komandantit, siç i thërrasim gjithnjë edhe ne në shtëpi, i cili në këtë ditë ndarjeje të dhimbshme duhet të vijojë të jetë larg, në luftë. Të qoftë i lehtë dheu baca Haxhi!”, tha Linda Rama.












