Mëngjesin e sotëm i pari që është zgjuar nga gjumi është Luiz Ejlli dhe pas tij, Qetsori. Këngëtari i njohur i tha këtij të fundit se çfarë i kishte thënë mbrëmë Kiares dhe Efit, duke qenë se mbrëmë kanë pasur një debat shumë të ashpër.
Luizi i tha se Kiarës i ka thënë që ta bëjë lojën vetë nëse do që të shkojë në finale, ndërsa Efit i ka thënë që ‘tani lojën e ke me nënën time’. Pjese nga biseda:
Luizi: Po mundohet shtëpia me u kap me Kiarën me më prek. I thashë Kiarës ‘jepi, deli zot vetit’. Nëse do me të marrë hakun unë, ti nuk je në finale. Më mirë t’ja bëjë hyzmetin vetë, që të mos i mbetet merak. Efit i thashë ‘lojën e ke me nënën time, jo me mua’
Qetsori: Bëri gabim të madh me atë mënyrë që e ka shprehur
Luizi: Unë i thashë, ndonjë trim nuk jam, horr nuk jam. Me ma thënë dikush atë fjalë ‘nuk p*erdhi as ty as nënën tënde’ sikur nuk shkon












