Monedha europiane vazhdon të bjerë dhe sot ka prekur një tjetër nivel historik. Rënia vjetore e Euros ka arritur gjithashtu një nivel rekord, prej 10.8%. Vetëm në muajin e fundit, euro ka humbur 3.7% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.
€》Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë (më 1 Korrik) monedha “Euro” vazhdon të pësojë ulje të madhe pasi ditën e sotme këmbehet me 106.44 leke.
$》Kurse ne krahun tjeter, Dollari ka filluar nje rritje të lehte krahasuar me ditet e fundit pasi sot këmbehet me 98.15 lekë.
Sipas agjentëve të këmbimit, kjo është ulja më drastike që ka pësuar Euro në vendin tonë dhe kjo rënie “pikiatë” shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës europiane në treg.












