Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antoneta Koçi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë se çfarë marrëdhënie ka aj me ish-banorët e tjerë.
Madje dikush e ka pyetur: “A e ke takuar çiftin Luiz dhe Kiara? Je shumë e mirë”.
“Jo, nuk të flasin kollaj ata. Megjithatë me Luizin po, na ka takuar rastësia disa herë”, përgjigjet Antoneta Koçi.
Kujtojmë se Antoneta dhe Luiz Ejlli kanë pasur mjaft debate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Luizi nisi ta ngacmonte atë që ditën e parë, pasi ajo në klipin prezantues tha se kishte hyrë për të fituar.












