Edi Rama paraditen e së hënës ka mbërritur në Vlorë ku ka zhvilluar një mbledhje me grupin e punës, takim i cili ka zgjatur rreth 45 minuta, e më pas kryeminsitri ka dalë për inspektim në qytet.
Mësohet se ka qenë një numër i lartë i qytetarëve që kanë dashur të takojnë kryeministrin Rama i cili është shfaqur i tensionuar për shkak se nuk i ka pëlqyer puna e bashkisë se Vlorës.
Një e moshuar kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin Rama lidhur me një shqetësim të sajin. E moshuara ka insistuar duke u shtyrë fizikisht me policët e bashkisë, derisa ka arritur ta takojë kryeminsitrin Edi Rama për ti shpalosur shqetësimin e saj.
“O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara.
Zonja ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryeministrit, teksa ky i fundit i thotë “Ç’a ke që bërtet?” dhe më pas ndalon për të dëgjuar shqetësimin e saj.
Problemi qëndronte me shtëpinë e saj lidhur me hapësirat dhe tokat.
View this post on Instagram












