Me shtrëngime duarsh, apo ftesa për kafe, shkodranët kanë ndaluar kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ardhjen e tij në Shkodër dhe atë çfarë ka bërë deri tani.
Gjatë inspektimit përgjatë bulevardit kryesor të Shkodrës ku aktualisht po realizohet projekti për rikonstruksionin e fasadës së 55 pallate kanë qenë shumë qytetarë të cilët I kanë dalë para për ta takuar. Nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit.
“O zotni kryetar na e sill pak kryeministrin ti qesim një kafe”,- tha një qytetar.
“Keni shumë kafe me më qit por tani jam i zënë”, ia ktheu Rama.
Një grua tjetër e ndaloi dhe i tha: “Na keni shpëtuar me këtë (I referohet kryetarit të bashkisë, Benet Beci), për sytë e ballit”.
”O Edi Rama njish. Shyqyr që ke fitu”, tha nje tjeter.
”Jo shyqyr që kam fituar unë, shyqyr që keni fituar ju’! Shyqyr që erdhi dita të më japësh dorën”, tha Rama duke qeshur.












