Pesë oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në banesën e Sali Berishes në rrugën “Mustafa Matohiti“ për t’i komunikuar vendimin e GJKKO-së për arrestimin e tij.
Mesditen e sotme, GJKKO vendosi “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku Berishes do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë.
SPAK për mbikëqyrjen e zbatimit të masës i lë detyrë Policisë, e cila cakton një polic apo dy, të cilët do të shkojnë çdo ditë dhe do të trokasin derën e banesës së Berishës do të verifikojnë nëse ish-kryeministri është në banesë. Pasi bën verifikimin punonjësi i policisë shënon që Berisha është në banesë ose jo dhe më pas largohet pasi bën kontrollin.
Do të vendoset një orar i caktuar, për të cilin e vendosin vetë ata për të bërë kontrollin e zbatimit të masës çdo ditë dhe nuk do të qëndrojë polici te dera 24 orë.












