Aktorja Olta Gixhari e cila u rikthye në qendër të vëmendjes në Big Brother VIP, ka dalë hapur në mbështetje të Erion Veliajt. Përmes një video-mesazhi, Olta Gixhari deklaron se më 14 maj do të votojë për kryebashkiakun Veliaj.
Pak vite më parë Olta shprehte publikisht simpatinë për Berishën. Por tashmë, edhe Olta sikurse shumë artistë dhe personazhe të njohur të jetës publike janë zhgënjyer nga Foltorja e Sali Berishës, duke shprehur në këto zgjedhje mbështetje të plotë për kryebashkiakun Veliaj.
“Tirana siç është, jo siç ishte! Faleminderit Olta Gixhari për përgjigjet e drejta! Tirana do ecë vetëm Përpara”, thekson Veliaj.
Pyetje: Hej, me Lalin apo me ndonjë tjetër?
“Me Lalin pra, me fitoren. Unë po shkoj të mbjell timen. Vetëm Përpara”, tha Olta.












