Qetsori e shikon veten si pretendent për finalist, madje edhe si fitues i këtij edicioni të Big Brother VIP. Teksa po bisedonte me Luizin dhe Oltën, ai tha që ka ardhur me synimin që ta fitojë çmimin e madh.
Dalja e Armaldos, thuajse ndryshoi të gjithë rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi, pasi Luizi, Olta dhe Qetsori thonë se ata të tre janë në finale. Olta i tha Luizit se nëse ajo shkon “dorë për dore” me të në finale, ka menduar që të bëhet “zemër mirë” dhe çmimin e madh ta ndajë me shkodranin.
Luizi nga ana tjetër u shpreh se nëse ai është finalist me Oltën, ai do i marri të gjitha paratë për vete pasi ka nevojë që të blejë një apartament, pasi në Tiranë jeton me qira. Pasi dëgjoi vështirësitë ekonomike të Luizit, Olta ndërhyri sërish duke i thënë se në rast se ajo fiton çmimin e madh atëherë do ia blejë Luizit “dhuratë” apartamentin që të jetojë me Kiarën.












