Largimi i Kiarës ka prekur disa nga banorët e shtëpisë. Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës.
Ndërkohë Luizi ka nisur një fushatë “hakmarrje” duke e injoruar plotësisht prezencën e Oltës në shtëpi, shkodrani nuk i flet me gojë Oltës të cilën e bëri përgjegjëse për largimin e Kiarës nga shtepia e Big Brother.
“E di që jam mërzitur që ka ikur Kiara? Unë e ndjej shumë largimin por kam frikë të shpreh se do më thonë fallco. Nuk e dija që do të mungonte Kiara kaq shumë (përlotet). Jemi lidh shumë me njëri-tjetrin. Luizin e kam marrë shumë inat, ai është idiot që merret me mua”, tha Olta. SHIKO KËTU VIDEO-n












