Aktorja Olta Gixhari pas daljes nga Big Brother ka komentuar lojën e banorëve të tjerë. E ftuar në ‘Më lër të Flas, Olta tha se Kiara ka bërë gabimin më të madh që është rikyther sërish në shtëpinë e Big Brother.
Ndërkohë, ajo mbështeti edhe batutën e opinionistit Arbër Hajdari, i cili tha se Kiarës tashmë gërhima e Luizit i duket si melodi.
Olta Gixhari: “Kiara ka bërë gabimin më të madh që është futur dhe perla është batuta e Arbërit që tha gërhima iu kthye në klarinetë, në melodi do thosha unë. Kjo është fantastike. Po mjafton që gërhima është kthyer në melodi, për mua mjafton qe ta quaj Kiaren arrogante“












