Nga qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ministri Niko Peleshi i bëri thirrje të gjithë ekspertëve me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë të aplikojnë për të përfituar nga 11 vendet e punës që janë hapur.
Peleshi u shpreh se kjo qendër do të bashkëpunojë me një rrjet fantastik qendrash inovacioni të vendeve të NATO-s në Evropë dhe SHBA.
“U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese të ndryshme, sepse kjo qendër inovacioni do të jetë mjedisi ku do të punojnë së bashku. Ne kemi ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit një regjim pagesash shumë kompetitiv edhe me tregun privat, por edhe atë evropian, me një pagë bruto mbi 2200 euro në muaj. Mjediset janë fantastike, mundësitë për tu rritur janë shumë të mira”, tha Peleshi.












