Meteorologu Hakil Osmani, shprehet se java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve.
Në zonat e thella malore, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius.
Pas plakave të prillit, Osmani thotë se ditët e mbetura priten me mot më të qëndrueshëm dhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale.
“Java e parë do t’i lërë vend ditëve me mot më të mirë. Gjithsesi, mesi i muajt sjell sërish reshje sepse parashikohet fenomeni i njohur si “plakat e prillit”. Sinjalet janë që pas kalimit të plakave të prillit, pas datës 17, sinjalet janë që të kemi një mot shumë më të qëndrueshëm, sigurisht që me ardhjen e afërt të muajit maj do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit. Pritet që të kemi maksimume të cilat regjistrohen edhe në vlera 24-25 gradë Celsius që për muajin prill duhet thënë që janë temperatura relativisht të larta”, tha meteorologu.












