Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme, do të vijojnë në territorin Shqiptar duke sjellë reshje shiu dhe shtrëngata në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Kurse dëbora do të jetë më e theksuar në zonat malore jug-lindore (Pogradec, Korçe, Ersekë, Devoll, etj)
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës se hene dhe në vijim të dobësojë dukshëm intensitetin e reshjeve në vend, por ulen sërish temperaturat.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.












