Drande Xhaj, aktorja e njohur e humorit e njëkohësisht partnerja në shumë role e Zef Dedës ka reaguar per here te pare pas ndarjes nga jera të “Mjeshtrit të Madh” te artit shqiptar.
Me zë të dridhur e duke qarë, ajo u shpreh në intervistë për TV Klan, ajo tha se vdekja e tij është një dhimbje e tronditje e madhe për të gjithë.
“Ka dy muaj që nuk dilte nga shtëpia dhe ne vazhdimisht e kemi takuar, kemi jetuar me dhimbjen e tij, dëshpërimin e tij, kishte një emocion të jashtëzakonshëm sa na shihte ne, ishte lajm i trishtë kur e morëm vesh. Do të na mungojë të gjithëve! Ka pasur probleme ishemie, por ky kanceri e largoi fizikisht nga jeta, ishim para dy ditësh te Zefi, ishte tepër i emocionum, ai e kishte mendjen shumë të qartë edhe e kuptonte që do të ishte fundi i tij, na tronditi shumë dhe u përpoqëm ta mbajmë veten, dhimbja është e madhe”, tha aktorja Drande Xhaj.












