Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Pas 2 vitesh punë/ Refuzohet filmi i Leonard Bombajt, letër të hapur Ramës: “Ka marifetçinj që…

by Rilindje
15/08/2026
in AKTUALITET
Pas 2 vitesh punë/ Refuzohet filmi i Leonard Bombajt, letër të hapur Ramës: “Ka marifetçinj që…

Regjisori dhe producenti Leonard Bombaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e financimit të projekteve kinematografike dhe transparencën e vendimmarrjes në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.

Në letrën e tij, Bombaj rikthen në vëmendje një takim të zhvilluar më 14 shkurt 2024 me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, ku trokiti në zyrën e tij së bashku me një producent amerikan, i cili i shprehu gatishmërinë për të financuar një film shqiptar dhe i shtriu dorën shtetit që të merrte pjesë.

“Bëjini gati letrat, and come back again! Historia dhe autori shqiptar e meriton”, citon Bombaj fjalët e Ramës.

Projekti në fjalë, “Lejlekët nuk vijnë më”, u zhvillua për rreth dy vite dhe sipas regjisorit përfshiu producentë e ekspertë shqiptarë e amerikanë, një Script Doctor nga Hollivudi si dhe mbështetjen financiare të 79 shqiptarëve nga vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, pas aplikimit në thirrjen e QKK-së, projektoi u refuzua. Pikërisht këtu Bombaj vendos në qendrën të letrës së tij çështjen e transparencës, duke kërkuar të bëhen publike pikët, kriteret e vlerësimit dhe arsyetimi profesional për projektet e përzgjedhura.

“Problemi fillon kur askush nuk mund të kuptojë më pse refuzohet”, shkruan ai, teksa ngre më tej pikëpyetje për përsëritjen e financimeve ndaj të njëjtëve aplikantë dhe kërkon të verifikohet nëse sistemi aktual po krijon një industri të re filmi apo “po riciklon të njëjtën grup autorësh”.

Një tjetër episod që ai sjell në letër lidhet me një koment të një anëtari të bordit, sipas të cilit skenari i tij ishte “4 filma bashkë”. Bombaj e kundërshton këtë vlerësim dhe shtron pyetjen se më çfarë kriteresh po lexohen dhe gjykohen skenarët kinematografikë.

Në fund, përmes kësaj letre të hapur regjisori kërkon publikisht nga kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja që të angazhohen ekspertë të pavarur për të shqyrtuar vitet e fundit të financimeve të QKK-së.

“Shikoni emrat. Shikoni aplikimet. Shikoni fituesit. Shikoni përsëritjen e financimeve”, shkruan ai, madje zotohet të kërkojë publikisht falje nëse ai e ka gabim.

E këtë letër të gjatë ai e mbyll duke veçuar pikërisht 79 shqiptarët e diasporës të cilët kontribuuan financiarisht për zhvillimin e filmit.

“Prandaj sot unë nuk kam ndërmend të hesht. Jo nga mërzia, Nga përgjegjësia”, përfundon Leonard Bombaj.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!