Debati me Kiaran ka acaruar publikun të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë me ofendime opinionisten e Big Brother, Zhaklinen.
Pas emisionit, Zhaklina është detyruar të mbyllë komentet në Instagram për shkak se fansat e zjarrtë të Luizit dhe Kiarës kanë nisur një fushatë me komente ofenduese ndaj produksionit dhe opinionistëve të Big Brother.
Zhaklina është shquar për “sulmet” e vazhdueshme ndaj Luizit e Kiarës, gjë që s’u ka pëlqyer komentuesve që nuk kanë kursyer fjalorin banal ndaj saj.












