Menjëherë sapo Rama njoftoi ndryshime në kabinetin qeveritar, kryeministri është parë me dosje ne dorë të shkojë në ambientet e Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit kishte shkuar më herët.
Edhe pse një ditë pushimi, mesa duket Bajram Begaj ishte njoftuar për ndryshimet e fundit në qeveri, për të cilët duhet të japë edhe dekretin.
Kreu i qeverisë ka larguar nga ministri i Brendshëm, Taulant Ballën duke i dhënë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë për ministër të Brendshëm, Rama ka propozuar Ervin Hoxhën.
Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe ministrin e Financave. Ervin Mete nuk do të mbajë më këtë detyrë, duke ia besuar Petrit Malajt. Ndërsa postin e ministrit të Mbrojtjes, që e drejtonte Niko Peleshi do ta mbajë Pirro Vëngu. Ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.












