Pas “kryqëzimit” që po i bëhet në rrjet nga ndjekës dhe figura të njohura publike për videon në varreza ku së bashu me motrën e saj tallen në varrin e stërgjyshes, ka ardhur edhe reagimi i Megi Pojanit.
Megi ashtu si është një vajzë moskokëçarrëse thekson se kjo është mënyra se si ajo e ndërton komunikimin me stërgjyshen që prindërit e saj e kanë të dashur aq shumë.
“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort. Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet”, tha Megi Pojani.












