Partia Demokratike e përfaqësuar nga grupi i Alibeajt sot ka mbledhur Kryesinë madje ka ftuar në zgjedhjet e 14 majit kandidatët e bashkive të nxjerrë nga “Primaret” e Berishës.
Kjo lëvizje vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila rrëzoi “Rithemelimin” e Berishës dhe i riktheu “vulën” sërish grupit të Alibeajt. Në fakt ne kemi një listë të deputetëve që kanë hyrë në mbledhjen e Kryesisë, por mes tyre janë dy emrat surprizë: Deputet Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati, qe së fundmi janë afruar me Sali Berishë, por sot ishin në Kryesinë e mbledhur nga Alibeaj.
Partia Demokratike është ne hall te madh pasi do të futet e përçarë në zgjedhjet lokale. Gjykata e Apelit vendosi që “vula” e PD-së t’i hiqet Sali Berishës dhe t’i jepet grupit të Enkelejd Alibeajt.












