Akademiku Pëllumb Xhufi komentoi situatën në veri të Kosovës dhe mes ironise i beri thirrje Albin Kurtit te ndaloje luften me “mullinjtë e erës”.
Xhufi e cilësoi të gabuar, vendimin e Kurtit për të çuar policinë dhe futur në komuna, kryetarët e zgjedhur në veri.
“Nuk e dimë nëse Albin Kurti ka pyetur njeri për këtë hap jashtëzakonisht sfidues, që është edhe i rrezikshëm për të shkuar drejt një objektivi që ai ka caktuar dhe që duket një luftë me mullinjtë e erës. Ti nuk mund ta detyrosh SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që të realizojë qëllimin tënd duke vepruar në mënyrë te njëanshme, duke çuar kryetarë komunash në një zonë ku nuk ka shqiptarë. Kjo mënyra është e gabuar”, u shpreh akademiku.












