Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se të gjithë socialistët që bien pre e korrupsionit do përballen të vetëm me drejtësinë pasi selia e PS nuk bëhet “mburrojë” për askënd.
Rama tha se kur propozoi reformën në drejtësi, qëllimi ishte përmbysja përfundimtare e sistemit të vjetër duke iu dhënë fund pandëshkueshmërisë. Sipas tij, fakti që për herë të parë në historinë mbi 30-vjeçare të trazicionit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë, është meritë e qeverisë së majtë dhe vullnetit të Partise Socialiste.
“Fakti që për herë të parë në 33 vjet tranzicion të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë përtej rezervave e ka zanafillën te kjo shumicë që qeveris, te vullneti i PS, te këmbëngulja, vendimmarrja jonë, më e guximshmja në historinë e politikës për t’i hyrë detit në këmbë për drejtësinë për shqiptarët. Të vetëdijshëm që ky det nuk kalohet pa u lagur vetë, madje edhe pa rrezikuar për t’u mbytur”, tha Rama.












