Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin ku janë diskutuar aspekte politike.
Sipas burimeve mediatike bëhet me dije se kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë. Kjo kërkesë e kryeministrit erdhi pas fjalës të kryetarit të grupit parlamentar Bledi Çuçi.
Bledi Çuçi është fokusuar te seancat e shkuara plenare, duke i bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve.
Çuçi më tej ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione. Në këtë mbledhje, është diskuar po ashtu takimet e ministrave me deputetët. Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale.












