Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta.
Fitorja këtë herë e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte me 21 vota diferencë por me 1.752 vota dhe këtë herë Partia Socialiste “blindon” fitoren.
Edison Memolla tregoi se fitorja nuk ishte nga votat e burgut, siç pretendoi koalicioni “Berisha – Meta” por mbështetja e qytetarëve.
Pas fitores se Edison Memolles, Sali Berisha i cili shkon nga disfata në disfatë vazhdon “zakonin e vjeter” duke pretenduar serish se u jane vjedhur votat demokrateve.












