Njësoj si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta nuk pranojnë humbjen e thellë në të gjithë bashkitë e Republikës së Shqipërisê.
Per here te pare Ilir Meta ka reaguar duke vazhduar “kengen” e njejte me pretendimin se Edi Rama i ka vjedhur votat. Por dyshja Meta-Berisha nuk japin dot shpjegim si ja ka “vjedhur” votat Edi Rama ne nje kohe kur te gjithe kandidatet demokrate e vendosur prej tyre nuk po kundershtojne procesin por kane pranuar humbjen.
Reagimi nga Ilir Meta: “Narkozgjedhjet e narkoshtetit! Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar. Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën. E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit. Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër. Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve“












