Debati i fundit brenda shtëpisë së Big Brotherit ka shkuar në limit pasi Kristi gati sa nuk goditi fizikisht Luizin.
Dy banorët u përfshinë një një debat të ashpër verbal por më pas situata percipitoi dhe Kristi iu afrua gati për ta qëlluar Luizin por në këtë moment ndërhyn Qetsori. Luizi disa herë i bëri thirrje Kristit që të mos i afrohet duke ushtruar presion.
Luizi: “Kështu e keni në Belgjikë, afroheni me t’ardh era e gojës, me ba presiοn? Po ik tani largohu nga unë…”
Kristi: “Si si? Jo unë nuk po të bëj presiοn”.
Luizi: “Po shtyu pra, mos mu afro duke më bërë presion mua”
Kristi: “Jo nuk do shtyhem. Ta kuptosh shumë mirë, për marrëdhëniet e mia këtu ti nuk do flasësh më!”
Luizi: “Do flas sa të mundem”. SHIKO KËTU VIDEO-n e SHERRIT












