Video të rreme nga profile fallco dhe lajme të manipuluara. Kështu i ka konsideruara kryeministri Edi Rama ato pamjet që tregojnë plazhet bosh me arsyetimin e çmimeve të shtrenjta.
Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama foli për shifra që tregojnë rritje të turizmi më lart se të gjitha vende e rajonit si Serbia, Mali i Zi, Turqia apo Greqia.
Edi Rama: “Sot ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare të gjithë janë të habitur dhe skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme, të manipuluara të bëra me qëllim që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Natyrisht që faktet janë në terren dhe nuk është ky preokupimi kryesor që të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. Shumë profile fallco që përdoren për këtë sulm”












