Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tri pikat e propozuara nga BE për të normalizuar situatën në veri të Kosovës.
Rama u shpreh se Macron dhe Scholz kanë treguar shpirtin e tyre të madh europian.
“Nuk mund të falënderoj sa duhet Emmanuel Macron dhe kancelarin Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Një falenderim i madh edhe për Josep Borrell për pasionin dhe durimin e tij për të ndihmuar që ky zbulim historik të realizohet më në fund.’- shkruan Rama.












