Mesnatën e sotme ka filluar numërimi i kutive të para të votimit.
Ashtu siç ndodhi në Vorë dhe në Korçë, Partia Socialiste dominon edhe në Kukës ku është numëruar kutia e parë e votimit.
Sipas rezultateve të raportuar nga Top Channel, kutia e parë në Kukës jep këto rezultate:
》Partia Socialiste 78 vota
》Partia Demokratike 48 vota
》PSD e Tom Doshit 43 vota
》 Levizja Bashke 1 votë
Pa dyshim që befasia e madhe është PSD-ja e Tom Doshit e cila gati ndodhet në të njëjtin nivel me Partinë Demokratike.












